Anëtarët e Komsionit të Venecias që ndodhen në Tiranë vijojnë takimet intensive në ditën e parë të misionit faktmbledhës.
Delegacioni do të udhëhiqet nga zoti Kaarlo TUORI nga Finlanda, anëtar i Komisionit të Venecias.
Antarët e tjerë janë zonja Grainne MCMORROW nga Irelanda, zoti Schnutz Rudolf DÜRR, kreu divizionit për Çështjet Kushtetuese si dhe Thomas MARKERT, sekretar pranë këtij Komisoni.
Komisioni ndodhet në Tiranë për misionin fakt-mbledhës sa i takon kërkesës për opinion nga mazhoranca nëse presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën me zhdekretimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale.