Presidenti i Republikës Ilir Meta, i ka dhënë plotfuqishmërinë kushtetuese grupit negociator të Ministrisë së Jashtme, për të nisur procesin e delimitimit të detit me Greqinë.
Po cilët janë personat në përbërje të grupit negociator?
(Kryetar)Armand Skapi – drejtor i Drejtorisë së Traktateve dhe së Drejtës Ndërkombëtare në Ministrinë e Jashtme
(Kryetar)Ylber Dogjani – Gjeneral Major, Komandant i Flotës Detare.
Artur Mecollari – Ish-ushtarak i Forcave Detare, i larguar nga ushtria ne vitin 2012
Arsen Mullai
Viktor Doda – drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar
Aida Hajna – zv/drejtoresha e Policisë së Shtetit
Ardjan Bylyku – drejtori i AKBN
Ksenofon Krisafi – ekspert i së Drejtës Ndërkombëtare dhe pedagog
(E.L/Faxweb)