20:54 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

EMRAT/ Kush janë shqiptarët e arrestuar në Itali gjatë operacionit antidrogë

13:38 | 19/07/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vodhën marketin, arrestohen 2 adoleshentët (çfarë zbuloi policia gjatë kontrollit)

Mediat italiane i kanë dhënë jehonë një operacioni policor në Mesina në Itali të koduar “Tuneli”, ku në pranga përfunduan shqiptarë e italianë, pjesë e një grupi strukturor të trafikut të drogës.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e vendit fqinj, policia po vazhdon aksionin ende në 3 vende, ku dyshohet se trafikantët fshihnin lëndën narkotike. Tre nga shqiptarët e arrestuar nuk kishin vendbanim fiks. Emri i operacionit të policisë italiane ishte “Tuneli”, për shkak se droga ruhej në një ambient të tillë. Droga u kap në një tunel të vjetër hekurudhor në Bordonaro, pranë shtëpisë së Domenico Pappalardo, një nga të arrestuarit.

Në këtë vend janë kapur 40 kilogramë marijuanë. Agjentët janë ende të angazhuar për të vërejtur nëse 12 të arrestuarit këtë mëngjes për trafik droge kanë ende bashkëpunëtorë apo jo. Përpos marijuanës, në tunel u kap edhe sasi e madhe e kokainës.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit Ajet Cepaj, Francesco Delia, Francesko Di Giovanni, Santino Di Pietro, Antonino Ieni, Francesco Maggio, Rito Mecaj, Salvatore Mecaj, Domenico Pappalardo, Cristian Restuccia, Andrea Caporlingua, Ernard Hoxha dhe Mizafer Binaj.

Hetimet për këtë rast kanë filluar që në pranverën e vitit 2017, teksa në një burg flitej me kode dhe ndër të tjera thuhej “peshku është kapur”. Gjatë gjithë kësaj kohe, grupi u mbajt nën vëzhgim, derisa u konfiskuan 40 kilogramë marijuanë, drogë e llojeve të ndryshme dhe armë.

Hetimet kanë përfshirë edhe përgjimin ambiental dhe përgjimet e telefonave të të arrestuarve. Një rol me rëndësi në këtë organizatë kishte Santino Di Pietro, i cili rekrutonte shqiptarë në trafik droge. Hetimet vazhdojnë për sekuestrim të pronave të vëna nga para kriminale.

Pas

Meta ktheu mbrapsht Gjinushin, Akademia e Shkencave kërkesë zyrtare presidentit. Si mund të nxirret ‘jashtë loje’ kreu i shtetit

Para

Tërmet i fuqishëm në Greqi, dëmtohen banesa e biznese

Para
Tërmet i fuqishëm në Greqi, dëmtohen banesa e biznese

Tërmet i fuqishëm në Greqi, dëmtohen banesa e biznese

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.