Një 25-vjeçar, Sandriano Kastrati, është arrestuar nga policia e Tiranës pasi lëvizte me armë zjarri pistoletë në automjet.
Policia bë me dije se në pranga ka përfunduar edhe pasagjeri, 21-vjeçari Olsjan Musollari, për moskallëzim krimi.
Blutë kanë sekuestruar armën e zjarrit pistoletë me silenciator, municion luftarak, automjetin dhe 3 celularë.
Njoftim:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për dy shtetas që qarkullonin me armë zjarri në automjet, në zonën e Vorës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Weekend”.
Gjatë operacionit, në Laknas, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. K. dhe pasagjer shtetasin O. M. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë me silenciator dhe me 1 krehër me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.
Në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:
- S.K., 25 vjeç, banues në Laknas, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale;
- O. M., 21 vjeç, banues në Laknas, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.