16:28 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

EMRAT/ Protesta kundër mbylljes së bareve, policia procedon penalisht 5 persona: Nuk iu bindën urdhrave për tu shpërndarë

16:04 | 22/07/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
LAJMI I FUNDIT/ Pòlicia shpërndan me fòrcë dhe shoqëron pronarët e lokaleve të natës, u mblodhën për të pròtestuar para kryeministrisë

Pas protestës së djeshme për mbylljen e bareve dhe clubeve të natës, policia ka proceduar penalisht 5 organizatorët e protestës.

Në ditën e parë u proceduan penalisht 12 persona si organizatorë, referuar protestës së 20 korrikut, kurse për 21 korrikut 5 organizatorë.

Bëhet me dije se janë proceduar Bislim Lakna, Klodian Leka, Darjo Çoclli, Bledi Ndreca, Ardit Fera, Eden Kollcinaku.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë. Bien në prangat e Policisë 4 shtetas, dy prej tyre të shpallur në kërkim.

Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për t’u shpërndarë, procedohen penalisht 5 shtetas, organizatorë të tubimit.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. Sh., 20 vjeç, si edhe u shpall në kërkim shtetasi D. Q., 26 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marr me qira, mjetin tip “Volksëagen” dhe më pas ia kanë shitur në qytetin e Durrësit, shtetasit E. H. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi E. H., për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Nga shërbimet e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases Xh. H., 20 vjeçe, pasi në Golem, u konstatua duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u kap dhe u ndalua shtetasja A. P., 37 vjeçe, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale  “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë kapur dhe ndaluar shtetasin P. GJ., 40 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Përndjekja” dhe “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar mesditën e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, proceduan penalisht në gjendje të lirë 5 shtetas, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”, pasi kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetetente, duke penguar qarkullimin e mjeteve dhe duke i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë për t’u shpërndarë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Pas

Turqia përgatit “invazionin osman”, dërgon anijet në Mesdhe, álarmohet Greqia

Para

“Propozim nuk do të thotë kandidim”, Partia Demokratike mohon futjen në lista për deputet të Gjin Gjonit

Para
Padia e Gjin Gjonit kundër 4 gazetarëve, REAGON Federata Europiane e Gazetarëve

"Propozim nuk do të thotë kandidim", Partia Demokratike mohon futjen në lista për deputet të Gjin Gjonit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjedi në Brazilit, të paktën 8 të vdekur pas rrëzimit të një balone me ajër të nxehtë

Frika nga ekzekutimi, Khamenei zgjedh 3 pasardhës të mundshëm në rast se ai vritet nga Izraeli

Irani bën bilancin e sulmeve izraelite: mbi 400 të vdekur dhe 3500 të plagosur nga goditjet ajrore

Sot Solstici i Verës 2025, dita më e gjatë e vitit dhe spektakli i qiellit në agim

Bizneset e arsimit në krizë: Tkurrja e popullsisë po ul ndjeshëm kërkesën

Turizëm në trafik – Kur rrugët zhbëjnë suksesin

Donald Trump, protagonisti i padiskutueshëm i samitit të NATO-s në Hagë

Kosovë/ Rizgjidhet kryetari i PDK-së Memli Krasniqi

Serbia njofton pranimin e parave të para nga Plani i Rritjes

Tiranë/ Abuzoi me 11-vjeçaren, dënohet me 20 vite burg i riu

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.