Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia e Lezhës për vepra të ndryshme penale.
Blutë njoftojnë se shpallën në kërkim shtetasin Fabjan Dodaj, 35 vjeç banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar një 33–vjeçare, se ky shtetas ka hapur një llogari në “TikTok”, nëpërmjet së cilës fyen atë dhe familjarë të saj. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 35–vjeçarit, si dhe për verifikimin e këtij kallëzimi.
Ndërkohë vijon puna për kapjen edhe të 32-vjeçarit Shqiprim Xhaferaj, shtetas i Kosovws, pasi dyshohet se nuk ka kthyer në afat, një automjet që ka marrë me qira. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 32–vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.