22:15 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Emrat/ OFL u kërkon deklarimin e pasurisë, kush është biznesmeni nga Lezha, më herët i janë sekuestruar 10 milionë euro

13:43 | 21/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Emrat/ OFL u kërkon deklarimin e pasurisë, kush është biznesmeni nga Lezha, më herët i janë sekuestruar 10 milionë euro

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar ditën e sotme formulaë për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve Astrit Lumanit dhe Edmond Sufja, banues në Lezhë dhe të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Brenda 48 orësh, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Bëhte me dije se Astrit Limani është arrestuar një vit më parë për llogari të drejtësisë italiane.

Limani njihet në Lezhë edhe si “Titi i Ukës” që është edhe biznesmen i janë sekuestruar 10 milionë euro pasuri.

Në 15 nëntor 2013, Limani u arrestua në Serbi dhe më datë 20 dhjetor 2013 u ekstradua drejt Italisë, ku ishte dënuar për trafik droge në kuadër të një organizate kriminale. Limani është liruar në Itali, ndërsa çështja ka kaluar në Apel në shtetin fqinj, është kthyer në atdhe.

Me sa duket Gjykata italiane ka konfirmuar dënimin për 48-vjeçarin, të cilit siç bënë me dije burime nga policia për BË i kanë mbetur edhe 10 vite burg në Itali.

Në vitin 2015 Limani iu sekuestrua një pasuri me vlerë 10 milionë euro me vendim të Gjykatës së Lezhës. Siç thuhej atëherë në deklaratat zyrtare të policisë e Prokurorisë, në total tre pallate me 230 apartamente banimi dhe një hotel. Në vitin 2013, Astrit Ukë Nimani ishte anëtar i Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Lezhës, nën siglën e Partisë Ora e Shqipërisë.

Policia e Lezhës tha atëherë se sekuestrimi ishte në kuadër të Procedimit Penal nr. 615, në ngarkim të shtetasit Astrit Nimani, banues në Lezhë.

“Hetimet janë ndjekur me metoda proaktive për një periudhë njëmujore, nga Sektori për Krimin Ekonomik-Financiar të Drejtorisë së Policisë Qarkut të Lezhës në bashkëpunim me Prokurorinë.

Kështu u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Lezhës për sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të shtetasit Astrit Nimani, me sipërfaqe totale 25 mijë metra katrorë, të cilat kapin një vlerë sipas çmimeve të tregut, rreth 10 milionë euro.

Në këto pasuri përfshihet një godinë 5-katëshe, Hotel-Bar-Restorant, me sipërfaqe totale 7940 m² në qytetin e Shëngjinit dhe një godinë 13-katëshe, në qytetin e Shëngjinit, me sipërfaqe totale 5000 m², ku përfshihen: 65 apartamente banimi, njësi tregtimi dhe garazhe parkimi.

U bllokua edhe një godinë 13-katëshe, në qytetin e Shëngjinit, me sipërfaqe totale 6500 m², ku përfshihen: 65 apartamente banimi, njësi tregtimi dhe garazhe parkimi, si dhe një godinë 10-katëshe, në qytetin e Shëngjinit me sipërfaqe totale 9500 m², ku përfshihen: 90 apartamente banimi, njësi tregtimi dhe garazhe parkimi. Pra, në total janë 230 apartamente banimi.

Sipas të dhënave në QKR, Nimani është administrator dhe ortak me 40% i kompleksit turistik “M****”, në Shëngjin, dhe i regjistruar në qershor të vitit 2013″, njoftonte policia atëherë.

Etiketa: astrit lumaniedmond sufja
Pas

Protesta e naftëtarëve, Baçi zbulon prapaskenat: Gramoz Ruçi po tenton përçarjen, ka thërritur në takim…

Para

Zef Deda tregon incidentin e natës së parë të martesës: “U tmerrova, dikush me hyri në shtrat”

Para
Zef Deda tregon incidentin e natës së parë të martesës: “U tmerrova, dikush me hyri në shtrat”

Zef Deda tregon incidentin e natës së parë të martesës: “U tmerrova, dikush me hyri në shtrat”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 100 të vdekur në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Sekretari i Thesarit të SHBA: Negociatat për tarifat sjellin marrëveshje rajonale

Shpërthim në Kaliforni/ Një i vdekur dhe katër të plagosur jashtë një klinike

Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në ‘shtëpi bari’: Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)

Tarifat doganore të Trump/ Meloni pret Vance dhe Von der Leyen: Roli i Italisë është të ndihmojë dialogun mes SHBA-së dhe BE-së

Mesazhi i Putinit për Donald Trump një ditë para telefonatës: SHBA-të duhet të respektojnë interesat e Rusisë

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.