14:33 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

EMRAT/ PD publikon dokumentin: Ja kush janë dy anëtarët e KLP e KLGJ që dënuan njerëz

18:50 | 06/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
EMRAT/ PD publikon dokumentin: Ja kush janë dy anëtarët e KLP e KLGJ që dënuan njerëz

Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj ka tha sot se sistemi i ri i drejtësisë po kapet nga qeveria nëpërmjet promovimit në krye të sistemit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të kohës së komunizmit, të përfshirë në gjyqe politike.

Ai ka publikuar sot prova për anëtaren e KLGJ-së Fatmira Luli, që sipas tyre si gjyqtare në kohën e diktaturës ka dënuar qytetarë pse morën pjesë me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës më 20 shkurt 1991 apo për hyrjen në ambasada.

Gjithashtu Alibeaj ka sjellë dokumente për anëtarin e KLP, Nurihan Seiti i cili si prokuror në diktaturë ka kërkuar dënim për qytetarë për agjitacion dhe propagandë.

DENONCIM I DEPUTETIT ENKELEJD ALIBEAJ NË KËSHILLIN E LEGJISLACIONIT PËR ANËTARËT E KLGJ DHE KLP

Kryetari i Këshillit të Legjislacionit, Enkelejd Alibeaj, tha sot se sistemi i ri i drejtësisë po kapet nga qeveria nëpërmjet promovimit në krye të sistemit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të kohës së komunizmit, të përfshirë në gjyqe politike.

“Procesi për anëtarët e KLGJ dhe KLP prodhoi një rezultat dramatik ku sot anëtarë të KLGJ dhe KLP janë jo vetëm kandidatë të përjashtuar nga ONM, jo vetëm kandidatë që nuk plotësojnë kriteret, jo vetëm kandidatë që nuk kanë paguar taksat, jo vetëm kandidatë të angazhuar në politikë, por edhe individë të kriminalizuar, për shkak se kanë dënuar politikisht qytetarët shqiptarë, thjesht se kanë menduar që liria dhe demokracia janë vlera që duhet të aplikohen edhe në shoqërinë tonë”-tha Alibeaj gjatë mbledhjes së Këshillit.

Për të faktuar këtë Alibeaj publikoi vendimet politike të dhëna nga këta gjyqtarë dhe prokurorë, që sot janë zgjedhur të qeverisin sistemin e ri të drejtësisë në vend. Sipas tij, në këto vendime konstatohet se dënimet dhe akuzat ndaj qytetarëve shqiptarë, nga anëtarët e sotëm të KLGJ dhe KLP, janë dhënë për motive qartazi politike dhe me akuzë për tradhti ndaj vijës së partisë dhe vlerave të partisë.

Foto Fatmira Luli (monumenti) është dënim i dhënë nga Fatmira Luli në 19 prill 1991 për një person që ka marrë pjesë në 20 shkurt në rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës.

Foto Fatmira Luli (ambasada) është dënim i dhënë nga Fatmira Luli për një person (minator i Valiasit) që kishte tentuar te futej ne ambasade pas hapjes së ambasadave më 2 korrik 1990
​
Fotot Nurihan 1-15 – janë 4 vendime që Nurihan Seiti (KLP) ka dhënë për 4 persona të ndryshëm për akuzat e agjitacion propagandë, kalim i paligjshëm i kufirit. (B.H/Faxweb)

 

 

 

Pas

Pallati në Gjirokastër rrezikon të shembet, banorët: Priten shira, duam masa konkrete për zgjidhjen e situatës

Para

Këngëtarja shqiptare kapet mat tek gjinekologu, shtazënë me miliarderin?

Para
Këngëtarja shqiptare kapet mat tek gjinekologu, shtazënë me miliarderin?

Këngëtarja shqiptare kapet mat tek gjinekologu, shtazënë me miliarderin?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Monument kombëtar lundrues në Francë/ Mbërrin në Durrës anija 81-vjeçare “Bel Espoir”

Bulqizë/U kap dhe u ndalua për veprën penale “Ngacmimi seksual”

Tensione në metronë e Romës! Burri italian sulmon turistët, ata i përgjigjen me muzikë!

Mbi 180 të vdekur në Gaza në 24 orët e fundit, për shkak të urisë

Kremlini reagon për herë të parë pas lëvizjes së nëndetëseve nga Trump: Duhet të jemi të kujdesshëm me retorikën bërthamore

Policia Rrugore Tiranë bën bilancin javor: Procedohen 21 shoferë për parkim të gabuar, bllokohen 60 makina

Raporti/ Shqipëria ka pensionet më të ulëta në Europë, shpenzon 10 herë më pak se BE-ja

Aksioni për lirimin e hapësirave në Tiranë, Rama: Vazhdojmë papushim, komentuesit të bëjnë durim

BE pezullon tarifat për SHBA, von der Leyen: Të shmangim provokimet, sa të mbyllet marrëveshja!

Dogji një sipërfaqe toke dhe disa pemë ulliri, identifikohet autori dhe procedohet penalisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.