Një sherr masiv ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gramash. Dy persona janë përleshur me thikë, ndërsa një 37-vjeçar ka mbetu i plagosur.
Fax Web mëson se i plagosuri është shtetasi Andi Dragoti 37 vjeç banues ne fshatin Nartë, ndërsa për shkak të plagëve të marra është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës Tiranë .
Autori i dyshuar për ngjarjen është Feta Bezati, 28 vjeç. Ai u arrestua menjëherë nga Policia dhe po merret në pyetje për rrethanat.
Njoftimi i policisë:
Më datë 15.12.2022, në Gramsh, në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi F. B., 28 vjeç, ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin A. D., 36 vjeç, banues në Gramsh, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për kapjen e autorit. Brenda një kohe të shkurtër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Grmash kanë shoqëruar në Komisariat dhe kanë arrestuar autorin e plagosjes, shtetasin F. B., 28 vjeç, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.
Nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.