04:22 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

EMRAT/ Pirateri televizive, arrestohen administratorët e 5 subjekteve, 3 të tjerë në kërkim! Sekuestrohen dhjetëra dekoderë

14:27 | 19/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
EMRAT/ Pirateri televizive, arrestohen administratorët e 5 subjekteve, 3 të tjerë në kërkim! Sekuestrohen dhjetëra dekoderë

Policia ka vënë në pranga administratorët e 5 subjekteve online, në të cilat shiteshin paketa me kanale televizive, në kundërshtim me ligjin. Të arrestuar janë; Ardit Stambolliu, Ferdinand Çela  alias Ferdinand Bano, Arzen Velika, Adil Lila dhe Erlin Xhuvani. Ndërsa në kërkim janë shpallur tre të tjerë.

Nga verifikimet dhe hetimet e deritanishme rezultoi se këta shtetas shitnin online, në kundërshtim me ligjin, paketa me kanale televizive.

Ata mashtronin qytetarët se posedonin të drejtat televizive të ketyre kanaleve dhe nëpërmjet dekoderëve, kryenin dekodifikimin dhe transmetimin e programacioneve.

Njoftimi i policisë:

Zhvillohet plani operacional policor, i koduar “Dekoderi”, me objektiv goditjen e rasteve të piraterisë televizive. Plani operacional, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale. Ky plan, rezultat i një hetimi disamujor, kryer në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Kontrollet dhe verifikimet e kryera në zbatim të vendimit të Gjykatës së Tiranës, konstatuan 7 subjekte online, në të cilat shiteshin paketa me kanale televizive, në kundërshtim me ligjin.

Gjithashtu, Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike konstatoi një tjetër subjekt në këtë paligjshmëri.

Identifikohen dhe arrestohen 5 administratorë të këtyre subjekteve. Punohet për kapjen e 3 të tjerëve.

Sekuestrohen 45 dekoderë, 5 radio marrëse-dhënëse dhe 4 celularë.

10 subjekte të tjera janë verifikuar dhe veprimtaria e tyre është aktualisht në hetim.

Në kuadër të planit operacional të koduar “Dekoderi”, u vunë në pranga shtetasit A. S., 28 vjeç, A. V., 40 vjeç, A. L., 45 vjeç, F. Ç. alias F. B., 28 vjeç dhe E. Xh., 33 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit A. Q., 40 vjeç dhe A. Sh., 33 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Më tej, në kuadër të këtij plani operacional, Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike kreu verifikime për një tjetër subjekt online, mbi dyshime për këtë paligjshmëri. Në përfundim të këtyre veprimeve u identifikua dhe u shpall në kërkim administratori i subjektit, shtetasi B. K..

Nga verifikimet dhe hetimet e deritanishme rezultoi se këta shtetas shitnin online, në kundërshtim me ligjin, paketa me kanale televizive. Ata mashtronin qytetarët se posedonin të drejtat televizive të ketyre kanaleve dhe nëpërmjet dekoderëve, kryenin dekodifikimin dhe transmetimin e programacioneve.

Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

Kontrollet dhe verifikimet kundër kësaj paligjshmërie, në kuadër të plani operacional policor të koduar “Dekoderi”, po vijojnë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Pas

Inceneratori i Fierit, Apeli i GJKKO kthen çështjen për rigjykim me tjetër trupë gjykuese

Para

AGROFID PETRORITI: Lider në Prodhimin e Fidanëve për Qarkun e Beratit

Para
AGROFID PETRORITI: Lider në Prodhimin e Fidanëve për Qarkun e Beratit

AGROFID PETRORITI: Lider në Prodhimin e Fidanëve për Qarkun e Beratit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.