Polici në Fier ka prangosur tre persona pasi ishin dënuar për vepra të ndryshme penale dhe ishin shpallur në kërkim.
Në pranga kanë rënë:
Artan Bardhoshi, 40 vjeç, banues në Petovë, Fier.
Jetnor Selimaj, 41 vjeç, banues në Portëz, Fier.
Enver Llapashtica, 60 vjeç, banues në Radostinë, Fier.
Njoftimi i plotë:
Nga Strukturat Vendore të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, u bë ndalimi i shtetasve:
1.Artan Bardhoshi, 40 vjeç, banues në Petovë, Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” parashikuar nga Nenet 283/a/2 e 22 të Kodit Penal.
2.Jetnor Selimaj, 41 vjeç, banues në Portëz, Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 24.04.2018, e ka dënuar këta shtetas me 1 muaj burg për veprën penale “Mosdhënia e mjeteve për jetesë ”, parashikuar nga Neni 125 i Kodit Penal.
3.Enver Llapashtica, 60 vjeç, banues në Radostinë, Fier.
Ndalimi i shtetasit Enver Llapashtica u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, ka lëshuar Urdhërin e ndalimit datë 08.06.2018 për këtë shtetas si autor i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi” e parashikuar nga Neni 143/2/3 i Kodit Penal.