Kur na ndajnë më pak se dy muaj nga zgjedhjet lokale, me opozitën që deklaron se nuk do të jetë pjesë, socialistët e Ramës do të prezantojnë listën e plotë të kandidatëve në datën 13 Maj.
Një pjesë e kandidatëve tashmë janë konfirmuar në takimet për Bashkinë që duam, ndërsa një nga Bashkitë që është në pikëpyetje është ajo e Durrësit, ku Vangjush Dako ka pak shpresa që të rikandidohet.
Nga ana tjetër një pjesë e kandidatëve që do të garojnë nën siglën e PS-së janë deputetë aktual në Kuvend, dhe do të lënë mandatet.
Rakip Suli të lërë mandatin për të kandiduar në Kamëz, Ilir Xhangolli në Pogradec, Flamur Golemi në Gjirokastër dhe Nuri Belba në Përrenjas
Ndërkohë që zyrtarisht derimë tani janë konfirmuar kandidatët Erion Veliaj në Tiranë, Sotiraq Filo në Korçë, Dritan Leli në Vlorë, Armando Subashi në Fier, Pjerin Ndreu në Lezhë dhe Majlinda Bufi në Roskovec , të cilët ishin pjesë dhe e fjalimeve në Kongresin e PS.
Vetë kryeministri Rama i ka dhënë besimin e tij Safet Gjicin në Kukës, Fredi Kokoneshit në Divjakë, Arif Tafanit në Belsh, Tërmet Peçit në Tepelenë, Kastriot Gurra në Librazhd, Ervin Demos në Berat dhe Tonin Marinajt në Malësinë e Madhe.
Nga ana tjetër në garë do të jetë dhe prefekti i Elbasanit Gentian Llatja, ndërsa mbetet ende në pikëpyetje prefekti i Shkodrës Valdrin Pjetri, për shkak se emri i tij nuk është pritur mirë nga baza socialiste.
Kujtojmë se porosia e sotme e Ramës ishte që zgjedhjet të merreshin nga socialistët shumë seriozisht, njësoj sikur në garë të kishin përballë PD-në dhe LSI-në.
(E.K/FAXWEB.AL)