”Emrat që përmendi ambasadori nuk janë as peshq të mëdhenj, as të vegjël. Janë thjesht peshq të ngordhur!”, kjo është përgjigja e ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani për ambasadorin amerikan Donald Lu.
”Emrat që përmendi ambasadori i USA nuk janë as peshq të mëdhenj e as të vegjël.Janë thjesht peshq të ngordhur! Nuk mbrohet qeveria me to…”, thekson Manjani.
Lu foli sot për peshq të vegjël dhe të mëdhenj, duke kërkuar publikisht arrestimin e ”të mëdhenjve” në fillim të vitit tjetër.
Shembujt që dha, me emra konkretë, nuk sollën asnjë të re. Arben Ndoka, Mark Frroku, Gentian Muhameti dhe Elvis Rroshi janë tashmë jashtë politikës.
Saimir Tahiri, për të cilin skandalet nuk kanë të sosur nuk u përmend në asnjë moment nga ambasadori amerikan Donald Lu, i cili duhet thënë, këtë historinë me peshq nuk e ka për herë të parë që e përmend publikisht. (V.G/FAXWEB)
Edi Rama me Elvis Rroshin, Arben Ndokën dhe Mark Frrokun
Edi Rama dhe Saimir Tahiri