12:09 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Emrat që po qarkullojnë portalet për ministër të Jashtëm në Shqipëri: Baton Haxhiu, Veton Surroi, Vlora Çitaku apo Mimoza Kusari?!

15:02 | 01/07/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Emrat që po qarkullojnë portalet për ministër të Jashtëm në Shqipëri: Baton Haxhiu, Veton Surroi, Vlora Çitaku apo Mimoza Kusari?!

”Një listë kosovare për të drejtuar diplomacinë shqiptare”, kështu titullohet shkrimi i portalit ”Tirana Post”, ideja thelbësore e të cilit është hedhja për publikun e disa emrave të politikës dhe gazetarisë së Kosovës.

Po cilët janë ata?  Portali, duke iu referuar burimeve pranë kryeministrit, shkruan se janë 4 kandidatë.

”I pari është Baton Haxhiu, gazetar dhe aktualisht drejtor i Klan Kosovës, mik i afërt i Edi Ramës. Vlora Çitaku, ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara është një tjetër alternativë që po mendohet seriozisht nga Edi Rama. Në listë është edhe Veton Surroi, gazetar, publicist dhe ish-deputet kosovar, ndërsa alternativë e mirë për diplomacinë shqiptare mund të jetë edhe Mimoza Kusari, për të cilën Rama prej kohësh ka një konsideratë të lartë. Ajo ka mbajtur postin e zëvendëskryeministres së Kosovës, ndërsa prej vitit 2013 atë të Kryetares së Komunës Gjakovë.”, thuhet në shkrim, duke sqaruar se Ditmir Bushati pritet të emërohet në krye të Ministrisë së Integrimit.

Për publikun në Shqipëri sigurisht më të njohurit janë Baton Haxhiu dhe Veton Surroi.

Baton Haxhiu, analist, mik i ngushtë i Edi Ramës ka mbështetur intensivisht Ramën për një mandat të dytë, kryesisht gjatë daljeve të tij publike në emisionin ”Opinion”.

Po kështu Veton Surroi ditën e sotme është shfaqur aktiv në analizën e fitores së Edi Ramës, teksa e quan një politikan të suksesshëm.

”Edi Rama ka katër vjet para vetes në të cilat mund të bëjë shumë transformime. Ndoshta transformimi më domethënës do të mundë të jetë ai prej politikanit të suksesshëm në burrë shteti.”, analizon Surroi.

A janë testime të opinionit publik shqiptar hedhja e këtyre emrave nga mediat, apo vërtet njëri prej tyre do drejtojë diplomacinë shqiptare?! (V.G/SHUPLAKA)

Nga lart majtas: Vlora Çitaku, Baton Haxhiu, Veton Surroi dhe Mimoza Kusari

Pas

Shpërthen Armina Melvani, hedh në gjyq gazetaren: E turpshme tjeterson pyetjet e veta dhe pergjigjet e mija (Në brendësi intervista e plotë)

Para

Kokëdhima: Zgjedhjet e 25 qershorit u blenë nga mafia e marijuanës dhe korrupsionit, diplomatët e huaj mbrojtën sistemin e dështuar

Para
Kokëdhima: Zgjedhjet e 25 qershorit u blenë nga mafia e marijuanës dhe korrupsionit, diplomatët e huaj mbrojtën sistemin e dështuar

Kokëdhima: Zgjedhjet e 25 qershorit u blenë nga mafia e marijuanës dhe korrupsionit, diplomatët e huaj mbrojtën sistemin e dështuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia vijon sulmet me dronë në Kiev, 23 të plagosur dhe dëme të shumta në infrastrukturën e kryeqytetit ukrainas

Akademia politike e PS videourim për ditëlindjen e Edi Ramës

Situata e zjarreve në vend/ 4 vatra aktive, vijojnë flakët në Elbasan, Finiq, Vaqarr dhe Has

Makina përplas këmbësorin që po kalonte te vijat e bardha në Fier, i lënduari dërgohet në spital

“Dilni në terren”, Tirana ndahet në blloqe, zbulohen porositë e Ramës për drejtuesit socialistë

Kongresi amerikan miraton projektligjin e buxhetit

Kaos në aeroportet franceze, greva anulon qindra fluturime

Vijojnë ndryshimet në Policinë e Shtetit/ Emërimet do të bëhen nga Drejtori i Pergjithshëm Ilir Proda

Atentati ndaj Arjan Ndojës/ Nis seanca ndaj Dervishajt dhe Meçes në GJKKO, dëshmon Erjon Alibej

Gara për kreun e BKH, faza e tretë më 11 korrik! Kandidatët do të kryejnë testin fizik

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.