Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditën e martë në orën 11:00 do të zhvillojë një mbledhje, e cila në fokus do të ketë refuzimin e mandateve për deputet nga ana e kandidatëve të Partisë Demokratike dhe asaj të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Siç edhe më herët është bërë e ditur lista e kandidatëve që nuk kanë dorëzuar formularin e vetë deklarimit nga listat shumë emërore të partive të cilat tashmë ndodhen jashtë Kuvendit.
Deri më tani janë rreth 11 kadidatë të cilët kanë refuzuar mandatin e deputetit nga qarqe të ndryshme të vendit.
Ndërkohë që në rendin e ditës, gjatë mbledhjes, do të diskutohet dhe për regjistrimin e koalicionit të ri “Aleanca Për Shqipërinë Europiane”, do të bëhet gjithashtu dhe verifikimi i formularit të vetëdeklarimit të kandidatve nga listat shumemërore për këshillat bashkiak, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Njoftim i plotë:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e martë, më datë 07.05.2019, ora 11:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:
Shqyrtimi i projekt – vendimeve:
- Për një shtesë në vendimin nr.112, datë 27.03.2019 “Për shpalljen e rezultatit të shortit për emërimin e ekspertëve kontabël të liçensuar,të cilët do të kryejnë auditimin e fondeve të perftuar dhe të shpenzuara nga partitë politike për vitin kalendarik 2019”.
- “Për regjistrimin e koalicionit “Aleanca Për Shqipërinë Europiane” (ASE), për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30.06.2019”.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Fier, z.Ermal Sefa, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Durrës, z.Blerim Vogli, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Elbasan, z.Ismail Çala, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Dibër, z.Afrim Pocesti, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Fier, z.Klement Çela, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Elbasan, z.Ibrahim Sako, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Fier, z.Ferdinant Çobo, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, z.Ylber Valteri, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, z.Sokol Ruka, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste Për Integrim, Qarku Tiranë, z.Fatos Kaja, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste Për Integrim, Qarku Korçë, z.Gentian Çala, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.
- “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”.
- “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Durrës, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”.
- “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Korçë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”.
- Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatve nga listat shumemërore për këshillat bashkiak, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”