07:53 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Emrat/ Sërish lëvizje brenda organit e akuzës, ja prokurorët që lëvizin

18:15 | 03/11/2016
në Te Fundit
0

Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla ka firmosur ndryshime të tjera në organin e akuzës duke prekur drejtimin e disa prokurorive në rrethe.

Dritan Gina, deri tani prokuror në Durrës, (që pret dekretin e presidentit për emërim në Tiranë), është komanduar drejtues në prokurorinë e Elbasanit.

Nga drejtimi i kësaj prokurorie me kërkesën e tij largohet prokurori Besnik Cani që pritet të rikthehet me detyrë në Tiranë.

Nga ana tjetër, edhe drejtuesi i prokurorisë së Shkodrës Granit Shahu, është propozuar të emërohet në Tiranë.

Pavarësisht se pret dekretimin e transferimit në Tiranë, Granit Shahu propozohet që të qëndrojë drejtues i komanduar në prokurorinë e Shkodrës.

E njëjta skemë është ndjekur edhe me kryeprokurorin e deritanishëm të Vlorës Ramadan Troci për të cilin është propozuar dekretimi i emërimit të tij në Tiranë.

Sikurse për kolegë të tjerë, edhe për Trocin, pas emërimit në Tiranë, është propozuar që të qëndrojë si drejtues i komanduar në prokurorinë e Vlorës.

Nga këto propozime, presidenti Nishani mësohet se ka dekretuar vetëm dy emra, duke firmosur emërimin e prokurorit Petrit Fusha dhe prokurorit Ramadan Troci në prokurorinë e përgjithshme.

Sipas propozimeve të bëra nga kryeprokurori Llalla, prokuroria e Tiranës do të ketë drejtues të komanduar Petrit Fushën, pas emërimit të këtij të fundit me dekret si prokuror në prokurorinë e përgjithshme.

Këto janë lëvizjet e radhës në një valë ndryshimesh që kanë prekur prokurorinë në një kohë kur pritet të hyjë në fuqi “paketa e reformës në drejtësi”.

Komandimi i prokurorëve në një detyrë të caktuar është një procedurë e njohur nga ligji në mënyrë të përkohshme 3 deri në 6 muaj për ti dhënë mundësi kryeprokurorit që të manovrojë me organikën e organit të akuzës në raste të veçanta apo emergjente./T.Sokolaj/Panorama

 

Pas

Malazezi më i urryer në Serbi: Flet për origjinën shqiptare, të shenjtit serbë i quan gjenocidalë, kasapë, gjakatarë e pedofilë

Para

Foto/ U zgjua në SHBA, Joleza godet sërish: Obama, një President i Zi…

Para

Foto/ U zgjua në SHBA, Joleza godet sërish: Obama, një President i Zi...

 



Të Fundit

“Bombardoni Iranin”/Trump publikon foton e avionëve B2, “përbindëshat e qiellit”

Dita e dytë e samitit të NATO-s në Hagë: Mblidhet Këshilli i Aleancës me liderët e vendeve anëtare (Axhenda)

28 mijë nxënës nisin sot testimin e Matematikës në Minimaturë

Armëpushimi mes Iranit dhe Izraelit sjell lehtësim në tregjet globale, por paqartësitë mbeten

Akuza për spiunazh për Izraelin, Irani kryen tre ekzekutime

Shpresë për armëpushim Izrael-Iran: Komentet pozitive nga i dërguari i Trump

Starton zbatimi i Paketës së Maleve,caktohen zonat me përparësi zhvillimi

Shqipëria po shndërrohet në një alternativë të re për pushime, ndërsa Europa proteston kundër mbiturizmit

Moti sot: Diell i fortë dhe temperatura deri në 29°C

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.