Një rrjedhje gazi ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e ish-kombinatit metalurgjik në Elbasan, në ambientet e një firme private ”Alba gaz”. Mësohet se 5 persona janë dëmtuar, ndërsa 3 prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe kanë pasur nevojë për trajtim spitalor.
Gazetarja e Fax News Entela Duka raporton se rrjedhja e gazit ka ndodhur në repartin e oksigjenit në firmën private, ndërkohë që tre autoambulanca kanë çuar drejt spitalit të dëmtuarit nga rrjedhja e gazit.
Faxweb.al zbardh dhe emrat e atyre që janë në gjendje më të rëndë. Bëhet fjalë për Qemal Mullahun, 61-vjeç, Eduard dhe Osman Bendaj, 42 dhe 69 vjeç, të cilët janë familjarë mes tyre, bab e bir.
Paraprakisht thuhet se ka pasur dëmtim një bombul oksigjeni, ndërkohë që në vendngjarje ndodhen dhe disa makina policie dhe po hetohet në lidhje me ngjarjen.
“Në një subjekt privat “Alba Gaz”, në zonën e ish-metalugjikut , si pasojë e rrjedhjes së gazit janë dëmtuar 3 puntorë shtetasit Q.M., 61 vjeç, O.B., 69 vjeç, dhe E.B., 42 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihmën mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë shkuar në vendngjarje të cilët kanë bërë të mundur mbyllejn e gazit dhe shmangien e donjë shpërthimit të mundëshem.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton zyrtarisht Policia.
(E.K/Faxweb.al)