Policia në Vlorë ka arrestuar tre persona, që ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Të arrestuarit ishin shpallur në kërkim për vepra penale si “trafik droge”, “vjedhje” e “drejtim të mjetit të gjendje të dehur”. Të arrestuarit janë Elson(Durim) Doku, Rexhep Lila dhe Flavio Lepuri.
“DVP Tiranë/Në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale dhe kapjen e shtetasve në kërkim, u finalizua operacioni policor i koduar “Catch”. Si rezultat, u kapën dhe u vunë në pranga 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë kapur dhe ndaluar shtetasin Rexhep Lila, 32 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Seksionin e kërkimit në DVP Tiranë, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim Elson(D). Doku, 40 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.
Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore kapën dhe ndaluan shtetasin Flavio Lepuri, 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.