10:31 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Emrat/ Tensionet në Vaun e Dejës, arrestohen 14 persona, shpallet në kërkim dhe djali i kryebashkiakut

09:51 | 28/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pamje të rënda/ Militantët përplasje të ashpra me policinë, dy efektiv të plagosur (FOTO&VIDEO)

Policia e Shtetit ka arrestuar 14 persona, 3 ndiqen në gjendje të lirë dhe 9 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim, si të dyshuar për sulmin ndaj KZAZ nr. 6, në qarkun Shkodër.

Ndër ta, funksionarë të bashkisë Vau Dejës apo të zgjedhur lokalë, si dhe familjarë të kryetarit të Bashkisë.

Njoftimi i policisë: 

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 27 Qershor 2019 rreth orës 20:00, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, janë grumbulluar pranë KZAZ Nr. 6, e cila ndodhet në ambientet e shkollës “Ndre Mjeda” në fshatin Bushat.

Ata kanë protestuar duke përdorur sende të forta dhe bomba molotov në drejtim të KZAZ, si dhe në drejtim të punonjësve të Policisë që ishin të vendosur me shërbim.

Për pasojë, janë plagosur 3 punonjës policie të Komisariatit të Policisë Vau Dejës, të planifikuar me shërbim pranë KZAZ, që ndodhen nën kujdes mjekësor, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu janë djegur materialet zgjedhore të kësaj KZAZ.

Policia ka arrestuar në flagrancë 14 shtetas, konkretisht:

  • Admir Hasnegaj, 37 vjeç, nënkryetar i Bashkisë Vau Dejës
  • Lin Gjoka, 33 vjeç, Punonjës i Bashkisë
  • Tom Simoni, 55 vjeç, Punonjës i Bashkisë
  • Aleks Prendi, 46 vjeç, punonjës i Bashkisë, kujdestar konvikti
  • Tonin Xhevahiri, 53 vjeç, punonjës i pyjores së Bashkisë
  • Mirash Thepi, 58 vjeç banues në fshatin Pacram,
  • Luçiano Kulli,25 vjeç , banues në fshatin Pistull,
  • Izet Brahimi, 27 vjeç, banues në fshatin Pistull,
  • Klodian Tusha, 30 vjeç, banues në fshatin Kosmac,
  • Arben Bakucaj, 39 vjeç, banues në fshatin Barbullush,
  • Genc Qarri, 48 vjeç, banues në fshatin Barbullush,
  • Pavlin Qoku, 46 vjeç, banues në fshatin Hajmel,
  • Jetmir Beqiri, 38 vjeç, banues në fshatin Kosmac,
  • Mark Rrethatori 26 vjeç,

Për këtë ngjarje, janë proceduar dhe ndiqen në gjendje të lirë 3 shtetas:

  • Kastriot Gjini, 33 vjeç, banues në fshatin Paçram,
  • Vladimir Gjinaj, 34 vjeç, banues ne fshatin Paçram,
  • Altin Fushaxhiu, 44 vjeç, banues ne fshatin Hajmel,

Policia ka shpallur në kërkim 9 shtetas:

  • Benard Ndreca, 31 vjeç, Kryetar i Njësisë Administrative Hajmel
  • Donard Kulli, 34 vjeç, kryeplak i fshatit Pistull.
  • Isa Moriqi, 54 vjeç, kryeplak i fshatit Melgushë
  • Arben Moriqi, 49 vjeç, vëllai i kryeplakut fshatit Melgushë
  • Edion Hila, 31 vjeç, djali i kryetarit të Bashkisë.
  • Gentian Ndoj, 34 vjeç, Sekretar i Bashkisë
  • Alfred Hila, 51 vjeç, vëllai i kryetarit të Bashkisë
  • Altion Krajni, 30 vjeç, Punonjës i Bashkisë.
  • Gentian Moriqi , 38 vjeç, banues në qytet Vau Dejës.

Materialet procedurale në ngarkim të autorëve të sulmit me bomba molotov dhe diegies së materialeve zgjedhore, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprat penale të ‘’Shkatërrimi i pronës me zjarr’’, ’’Kundërshtimi me dhune i punonjësve të policisë rendit publik’’ dhe ‘’Dëmtimi i materialeve zgjedhor”, parashikuar nga neni 151/2, denimi nga 5 deri në 15 vjet.  Neni 236/2 denimi me gjobë, ose burg deri në 7 vjet. Neni 326/a dënimi me burg nga 6 muaj deri ne 5 vjet

Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për të zbardhur rolin dhe aktivitetin e tyre apo personave të tjerë të implikuar.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se është tërësisht e angazhuar dhe ka marrë të gjitha masat për të garantuar procesin zgjedhor, duke goditur me ashpërsinë e forcës së ligjit çdo individ që përfshihet në aktivitet krimina

Pas

Fotot/ Rama mban mitingun përmbyllës në Vlorë, konsulta me biznesmenin e njohur natën vonë

Para

”Si mund të bëhen zgjedhjet e pavlefshme”, avokati tregon rrugën që duhet të ndjekë Presidenti

Para
”Si mund të bëhen zgjedhjet e pavlefshme”, avokati tregon rrugën që duhet të ndjekë Presidenti

''Si mund të bëhen zgjedhjet e pavlefshme", avokati tregon rrugën që duhet të ndjekë Presidenti

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sërish sulme ruse mbi Ukrainë, së paku 14 viktima

Intensifikimi i kontrolleve nga Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri, tranzit, nga Shqipëria në Gjermani.

Zjarr në një burg në Uruguai, raportohen 4 viktima

Kërkon lirinë me kusht, sot seanca në Gjykatën e Fierit për Ervin Salianjin

Sot seanca në GJKKO për Veliajn, SPAK paraqet informacionin dy mujor! Më 8 Korrik shqyrtohet rekursi në Gjykatën e Lartë

Starmer dhe Trump nënshkruajnë marrëveshjen për tarifat në samitin e G7-ës, presidenti amerikan: Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me Mbretërinë e Bashkuar

Rusia sulmon me raketa dhe dronë Kievin, të paktën 14 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Ushtria izraelite vret shefin e shtabit të forcave të armatosura të Iranit

32 dështime për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, deputetët mblidhen sërish sot në seancë plenare

Trump thumbon Macron: Largimi im nga G7 s’ka të bëjë me armëpushimin, Emmanueli gjithmonë e ka gabim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.