Tre shtetas nga Sri Lanka të identifikuar si Nandana liyanage Ajith kankanilage dhe Kushan Wijesinghag janë arrestuar nga Policia Kufitare Korçë pasi tentuan të kalojnë kufirin me dokumente të dyshuara të falsifikuara. Të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftim i Policisë:
Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, bazuar te informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për goditjen e paligjshmërive, në PKK Qafë Thanë është ushtruar kontroll ndaj 3 shtetasve nga Sri Lanka. Secilit prej tyre ka tentuar të kalojë kufirin me leje për qëndrim në Itali, që dyshohet se është e falsifikuar.
Në vijim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit N. L., 57 vjeç, A. K., 51 vjeç, dhe K. W., 36 vjeç, të tre banues në Sri Lanka, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.