15:23 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

EMRAT/ Tërmeti tragjik në Durrës, policia shoqëron zëvendësdrejtorin dhe 2 punonjës të Kadastrës

09:00 | 14/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
TËRMETI/ “Shto ujë, shto miell” mediat italiane ironi në shqip me shembjet e banesave

Kan nisur arrestimet në Durrës, pas nisjes së çështjes penale që i referohet tërmetit të datës 26 nëntor, ku si pasojë e tij janë shembur një numër ndërtesash, që kanë shkaktuar vdekjen e 25 personave vetëm në Durrës.

Burime për FaxNews bëjnë me dije se është shoqëruar Arben Isaku, zv.drejtor i Hipotekës në Durrës si dhe sekretar i Përgjithshëm i PS-së në Durrës për ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Falsfikim dokumentash’.

Po ashtu është ndaluar Aldo Dakovelli, shef sektori tëk Legalizimet në Durrës dhe Artemis Malko, inspektor në terren.

Personat në bashkëpunim kanë legalizuar në kundërshtim me ligjet, objektet që janë shembur nga tërmeti i datës 26 nëntor.

Ndërkaq bëhet me dije se mbrëmjen e djeshme është ndaluar edhe Drejtori dhe Nën Drejtori i Kavalishences, ku ngeli i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj, nën rrënoja e një nder godinave e cila ishte dëmtuar që në tërmetin e 21 shtatorit.

Sipas burimeve nga policia, është ndaluar Ahmet Doda, drejtor i Kavalishencës si dhe Kujtim Hasa nëndrejtor i Kavalishencës në Durrës.

Shtëpia e Pushimit në Durrës, ku humbi jetën kryekomisar Bajram Hajdarmataj më 26 nëntor, ka qenë e dëmtuar rëndë nga tërmeti i datës 21 shtator. Pavarësisht raportit të ekspertëve që e konsideruan me “rrezikshmëri të lartë”, godina nuk u mbyll, por vazhduan normalisht aktivitetet. Dhe, lëkundjet e fund nëntorit, sollën shkatërrimin e saj.

Pak javë më parë, Shtëpia e Pushimit në Durrës, në varësi të Ministrisë së Brendshme, ka hapur një tender me objekt “Shërbim projektimi për hotelin nr. 4”. Fondi për këtë tender ka qenë rreth 50 mijë euro, për të projektuar ndërhyrjet në këtë godinë.

Faxweb.al raportoi pak ditë më parë Prokuroria e Durrësit pritet të presë fletët e para të arrestit për ndërtues e zyrtarë në qytetin bregdetar pas tërmetit të 26 nëntorit i cili shembi disa ndërtesa duke vrarë 25 persona.

Çështja është regjistruar për veprat penale, “Ndërtim pa leje” dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 199/a, 3 dhe 248 të Kodit Penal.

Hetimet që nisën me 29 nëntor pas ekspertimit të dhjetëra pallateve e banesave të shembura pritet të konkludohen me prangosje të abuzuesve me ligjin, si në sektorin privat dhe atë shtetëror, ndërsa të akuzuarit do të përballen me akuzat ‘shpërdorim detyre’ si dhe ‘ndërtim pa leje’.

Deri më tani faktet të çojnë në abuzime me projektimin, ndërtimin si dhe mbikëqyrjen e godinave të ngritura në Durrës gjatë 2 dekadave të fundit.

Tërmeti i 26 nëntorit të këtij viti ishte shkatërrimtar, lëkundjet smizike të magnitudës 6.4 të shkallës rihter rezultuan fatale pasi shembën dhjetëra banesa e pallate, duke shkaktuar 51 viktima në të gjithë vendin dhe duke shkaktuar dëme materiale ende të pallogaritshme.

24 orë më pas kryeministri i vendit, Edi Rama shpalli gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore pasi mijëra banorë mbetën pa strehim. Ky i fundit ka premtuar rindërtimin, ndërsa kostoja e këtij aksioni llogaritet së paku 500 milionë euro.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: #arben isakuAldo Dakovelliarrestime durresartemis malkotermeti 26 nentor
Pas

U ekzekutua duke pirë kafe në lokalin e tij, kush është 52 vjeçari që mbeti i vdekur

Para

Pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra 52-vjeçari, viktima vëllai i krahut të djathtë të Aldo Bares

Para
Pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra 52-vjeçari, viktima vëllai i krahut të djathtë të Aldo Bares

Pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra 52-vjeçari, viktima vëllai i krahut të djathtë të Aldo Bares

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lirimi i plazheve publike, Rama publikon pamjet nga aksioni ‘fshesa’ në zonën e Shkëmbit të Kavajës

Gjetet pa shenja jete roja në Portin e qytetit të Sarandës

Durrës/ Vihen në pranga 2 drejtues automjetesh, shkaktuan aksidente rrugore për shkak të shpejtësisë së lartë

Blushi: I vetmi “ndërtim i paligjshëm” që duhet shembur një orë e më parë është Edi Rama, zaptues i tokave publike dhe zgjedhjeve të 11 Majit

Forcohet bashkëpunimi për sigurinë, patrulla të përbashkëta shqiptaro-italiane në Durrës

Tregu i kriptomonedhave kalon 4 trilionë dollarë, SHBA miraton projektligjin historik për kriptot

Zelensky: Po zbatojmë marrëveshjet me Moskën, por procesi i bisedimeve kërkon më shumë vrull

SHBA, 61-vjeçari në gjendje të rëndë pasi “gëlltitet” nga skaneri gjatë ekzaminimit mjekësor

Kavajë/Identifikohet dhe procedohet penalisht autori i zjarrvënies në fshatin Helmës

Prononcimi i Zëvendëskryeministres, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ku mori pjesë në takimin e Traktatit të Komunitetit të Energjisë, mbajtur në Athinë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.