Dy vëllezër, të identifikuar si shtetasit Simon Vuka dhe Gezim Vuka, janë arrestuar nga policia e Kurbinit.
Blutë njoftojnë se vëllezërit janë kapur në aksin rrugor “Laç-Mamurras”, teksa transportonin rreth 8.2 kg Cannabis Sativa, me qëllim shitjen.
Gjatë operacionit u sekuestruan lënda narkotike, shuma parash në lekë dhe në euro, si dhe 2 celularë.
Njoftimi:
Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Mbikalimi”.
Transportonin mbi 8 kg Cannabis Sativa, me qëllim shitjen, arrestohen në flagrancë, në aksin rrugor “Laç-Mamurras”, 2 vëllezër.
Sekuestrohen lënda narkotike, shuma parash në lekë dhe në euro, si dhe 2 celularë.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se 2 shtetas transportonin lëndë narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe me Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Mbikalimi”.
Gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë shtetasit Simon Vuka, 36 vjeç dhe Gezim Vuka 26 vjeç, vëllezër, të dy banues në Kurbin. Ata janë kapur në aksin rrugor “Laç-Mamurras”, teksa transportonin rreth 8.2 kg Cannabis Sativa, me qëllim shitjen.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.