Gjykatësi i Lartë në Podgoricë, Radomir Ivanoviq, mori në pyetje shtetasit shqiptarë Xhevahir Rekaj, 33 vjeç dhe Hamdi Peza, 19 vjeç, në posedim të të cilëve policia e Ulqinit gjeti rreth 4 kilogramë e 250 gramë marijuanë të llojit “skunk”.
Gjykatësi tha se i kishte caktuar Xhevahirit një avokat mbrojtës nga shteti. Avokati Sulejman Guci konfirmoi për “Vijesti” se klientit të tij Hamdi i është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë.
Sipas një deklarate nga Drejtoria e Policisë, dy shtetas shqiptarë trafikuan drogën nga Shqipëria me qëllim që ta nxirrnin në treg në Mal të Zi ose në rajon.