Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e Shëngjinit, ku dy vëllezër nga Kosova dhe dy nga Shqipëria janë rrahur brutalisht me njëri tjetrin me grushte dhe sende të forta.
Vëlllezrit nga Kosova Çlirim dhe Qendrim Zeneli, pas një konflikti për motive të dobëta, janë zënë me vëllezërit nga Shëngjini Amarildo dhe Adriano Jushi, ku si pasojë e dëmtimeve të marra në krahë janë transportuar të katërt në spitalin Rajonal të Lezhës.
Materialet u referuan në Prokurorinë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i policisë: Lezhë
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje ” ,kryer në bashkëpunim, shtetasit: Ç.Z.,23 vjeç, Q.Z., 21 vjeç (vëllezër ),banues në Kosovë, A.J., 24 vjeç dhe A.J., 24 vjeç ( vëllezër ), banues në Shengjin.
Këta shtetas, ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta ,ku si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta të katërt dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.