3 të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi grabisnin banesa e vila në Ankona të Italisë.
Shqiptarët kishin kryer 15 vjedhje dhe grabitje brenda 1 muaji duke u kthyer në tmerrin e zonës ku vepronin. Kapo i bandës ishte 25-vjeçari Jetmir Çili, i cili u arrestua bashkë me Dorjan dhe Kenado Pjetrin, 26 dhe 22 vjeç. Mediat italiane raportojnë se nga grabitjet, shqiptarët kanë fituar rreth 70 mijë euro.
Në mënyrë që të mos linin shenja ata ngjiteshin nga muret nëpr vilat dhe shtëpitë që vidhnin, siç shkruajne mediat italiane shqiptarët ngjiteshin me duar deri në katet e treat dhe të katërta të ndërtesave, ndaj operacioni policor mori emrin “Alpinistët”.
Ata vepronin pas orës 19:00, ku udhëtonin nga San Benedetto në Osimo dhe qytete fqinje pranë kabinave të autostradave.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post