Një ditë pas kompletimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sot është ngritur Këshilli i Lartë Gjyqësor
Nga gjykatat e shkallëve të para janë zgjedhur Dritan Hallunaj, gjyqtar i Krimeve të Rënda, Blunilda Kadi, gjyqtare e Tiranës, Marçela Shehu, gjyqtare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, gjyqtari Ilir Toska dhe gjyqtarja Brikena Ukperaj si dhe Medi Bici gjyqtar i gjykatës së Lartë.
Ashtu si në KLP, edhe sot në garë ishin 10 gjyqtarë, të cilët sfiduan njëri-tjetrin për gjashtë vende në këtë institucion.
Ngritja e këtyre dy institucioneve i hap rrugë krijimit të SPAK, institucion ky i cili do të ketë si detyrë të hetojë korrupsionin në nivele të larta drejtuese.
(M.Q/Faxweb.al)