Një ngjarja e rëndë ka tronditur Tiranës mëngjesin e kësaj të hëne. Në zonën e Unazës së Re, në rrugën “Kristaq Mone” dhëndri ka vrarë ish-vjehrrin dhe ish-vjehrrën.
Ndërkohë që janë zbuluar dhe emrat e tre personave që ndërruan jetë. Autori i krimit Majlind Lala ka vrarë me armë zjarri ish-vjehrrin Bujar Mata, 63 vjeç dhe ish-vjehrrën Xhevahire Mata, 52 vjeçe në shtëpinë e tyre.
Ndërkohë burime për Fax News bëjnë të ditur se autori ishte i divorcuar. Ish-bashkëshortja Nevila Mata ndodhet në Suedi. Tre viktimat kanë patur konfikt të mëparshëm me njëri-tjetrin.
Më pas ish-dhëndri Majlind Lala është hedhur nga ballkoni, ku është gjetur nga policia i plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Njoftimi i policisë
Sot rreth orës 06:56, në Astir, në rrugën “Kristaq Mone” janë gjetur në banesë të vrarë me armë zjarri shtetasit B. M., 63 vjeç dhe Xh. M., 52 vjeçe.
Poshtë ballkonit të banesës së shtetasve B. M., dhe XH. M., është gjetur i dëmtuar dhëndëri i tyre, shtetasi M. L., i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(M.Q/Faxweb.al)