Operacioni Forca e Ligjit (OFL) ka vijuar ditën e sotme me sekuestrimet e aseteve të personave të dyshuar si kontingjent kriminal në qytetin e Shkodrës.
Sipas burimeve personave që u janë sekuestruar pasuritë janë: Aldo Manishta; Ardian Doçi; Artan Doçi; Gentian Finiqi dhe Martin Bleta.
Këto persona dyshohen se janë të përfshirë në rrëmbimin dhe me pas vrasjen e Jan Prengës me datën 17 janar në Kamzë.
Një vazhdim të aksionit të nisur ditën e djeshme nga Operacioni Forca e Ligjit, lidhur me ngjarjen e datës 17.01.2020, sot, më datë 04.02.2020, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka nxjerrë urdhrat e sekuestrimit për subjektet e mëposhtme:
- Shtetasit Aldo Majnishta, me banim në lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:
• Një banesë njëkatëshe, e ndodhur në lagjen Skënderbeg, Shkodër. - Shtetasit M. Doçaj, me banim në Nicaj, Shkodër, i është sekuestruar:
• Një banesë dykatëshe + një kat njësi shërbimi, e ndodhur në lagjen Fermentim, Shkodër;
• Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 1541 m2 ;
• Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 350 m2. - Shtetasit Ardian Doçi, me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:
• Një banesë dykatëshe, e ndodhur në lagjen Bleran, Njësia administrative Rrethina, Shkodër;
• 3 automjete
• 1 motor. - Shtetasit G. F. me banim, lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:
• Një banesë vilë katërkatëshe, me pishinë;
• Një automjet; - Shtetasit A. D. me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:
• Një banesë trekatëshe, e ndodhur në Hot i Ri, Shkodër. - Shtetasit Martin Bleta, me banim në Grudë e Re, Shkodër, i është sekuestruar:
• Një banesë dykatëshe + një kat papafingo, e ndodhur në Grudë e Re;
• Një automjet;
Operacioni vijon.