Një aksidet rrugor me pasojë vdekjen e një të riu me origjinë nga Kosova ka ndodhur ditën e sotme në Itali.
Mediat shkruajnë se i riu që ka ndërruar jetë është Blendi Halili, 18 vjeç. Sipas burimeve të mediave italiane, një makinë tip “Ford” që kishte katër djem brenda, të gjithë banorë të qytetit, është përplasur me murin e ish-mullirit të leshit.
Shoferi Blendi Halili,18-vjeçari italian me origjinë nga Kosova, i cili drejtonte mjetin pa lejen e drejtimit, ka mbetur i bllokuar brenda automjetit, i cili ka marrë flakë.
Tre të rinjtë e tjerë, dy 18-vjeçarë dhe një 17-vjeçar, arritën të dilnin dhe u transportuan në spitalin Ciriè, por jashtë rrezikut për jetën.