Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane ditën e sotme.
Elton Barmeta, ra në prangat e policisë italiane në Reggio Emilia ku u kap me 3 kg e gjysmë kokainë gjatë një operacioni blitz ku u kryen kontrolle në një shtëpi në Piacenza.
Droga thuhet se kapte vlerën e 250,000 euro po të shitej në treg. Ajo u zbulua e fshehur në një vedn sekret të makinës së shqiptarit.
Agjentët italianë arrestuan 28-vjeçarin i cili që po jetonte në Piacenza prej rreth një muaji.
Po ashtu gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekustruan edhe 30 mijë euro. Sipas policisë, Barameta nuk merrej me shitjen e drogës por bënte vetëm furnizimin e shpërndarësve.