Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për shitje të lëndëvë narkotike të ndarë në doza.
I riu i identifikuar me emrin Erdit Ponari u arrestua në Rinas.
Shërbimet e Policisë ndaluan automjetin e të riut, në të cilin gjatë kontrollit gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, që dyshohet se ai e posedonte me qëllim shitjen në doza.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan 9 steka me paketa me cigare, pa fullë fiksale.
Policia bën me dije ndër të tera se i arrestuari rezulton me precedent për të njëjtën veprimtari kriminale.
NJOFTIMI
Krujë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.
U kap në flagrancë me një sasi lënde narkotike kokainë që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në doza, arrestohet 26-vjeçari, me precedent për të njëjtën veprimtari kriminale.
Sekuestrohen 23.5 gramë kokainë që u gjetën në automjetin e 26-vjeçarit dhe steka me cigare pa pullë fiskale që u gjetën në banesën e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një tjetër rast, për të cilin u arrestua në flagrancë shtetasi:
E. P., 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Në Rinas, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. P., në të cilin gjatë kontrollit kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, që dyshohet se ai e posedonte me qëllim shitjen në doza.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan 9 steka me paketa me cigare, pa fullë fiksale.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.