Një krim i rëndë në familje është parandaluar ditën e sotme në Dibër, ku një 64-vjeçar ka dhunuar fizikisht dhe ka kërcënuar me armë bashkëshorten dhe djalin e tij 17-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Trepc, njesia Administrative Melan, ku për shkak të konfliktit në familje, Haxhi Shtjefni, i zoti i banesës po kërcënonte për të vrarë bashkëshorten dhe djalin.
Policia njofton se Shtjefni është arrestuar dhe se është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë e gjahu.
Njoftimi i Policisë:
Dibër
Ndërhyrja në kohë e Polcisië , parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në familje
Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshorttes dhe djalit 17 vjecar e më pas I kërcënoni se do I vriste me armë gjahu, falë ndërhyrjes në kohë të polcisë u parandalua ngjarja
Shërbimete Polcisië kapën dhe arrestuan në flagrancë 46 vecarin si dhe sekeusteuan armën e gjahut cifte me të cilën 46 vjecari kërcëni për vrasje familjarët
Shërbimet e Komisariatit të Polcisië Dibër, pasi kanë marrë njëoftim se në fshatin Trepc, njesia Administrative Melan, po nbddhte një konfilkt në familje dhe se I zoti I banesës po kërcënonte për të vrarë bashkëshorten dhe dja;lin, menjëherë kanë organizura punë n dhe në kohë reale kanë shkuar në adresën e dhënë.
Si rzultat I reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të shëbrimeve të polcisië u bë e mundur parandalimi I ngjarjes, si dhe kapja e prangosja e 46 vjecarit shettasit H.Sh.
Ky shtetas për motive xhelozi po ushtornte dhunë fizike ndaj bahskëshortes dhe djalit 17 vjecar duke u shkatuar dëmtime fizike, dhe po i kërkcënonte për ti vrarë me një armë gjahu cifte.
Shërbimet e Polcisië sekuestruan në cilësinë e rpovës materiale armën e gjahut cifte.
Materialet procedural I kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.