Një turiste polake është aksidentuar sot në Theth, ku ka marrë edhe fraktura të rënda. Siç raporton policia, turistja e identifikuar si Barbara Obranka, 54 vjeç ka rënë nga një shkëmb me lartësi 3 metra, ndërsa menjëherë pas aksidentit është transportuar me helikopter drejt Tiranës.
Informacion Paraprak
Me datë 06.08.2018 në orën 17.00 jemi njoftuar se është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë, pasi ka marrë ndihmën e parë, shtetësja polake B. O. 54 vjeçe, pasi është rrëzuar nga një shkëmb me lartësi rreth 3 metër, e cila ka dëmtuar këmbën.
(J.D/Faxweb.al)