Një futbollist është dëmtuar rëndë pak minuta më parë në stadiumin “Loro Boriçi” gjatë zhvillimit të ndeshjes Vllaznia-Bylis.
Andi Hadroi futbollist i Bylisit, ka mbetur pa frymë në fushën e lojës dhe është dashur ndërhyrja e stafit mjekësor të të dyja ekipeve për të përmirësuar gjendjen e tij shëndetësore.
Është dashur ndëhyrja e 2 stafeve mjekësore dhe ambulancës, që situata të qetësohej dhe për fat të mirë futbollisti është përmendur. Menjëherë futbollisti është drejt spitalit me ambulancë për një kontroll më të detajuar. Vendin e Hadrojit e zë Mocone.