Një 20 vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi ishte në koma prej dy javësh.
Elda Samurri ishte shtruar në spital, pas një aksidenti të ndodhur në Krrastë të Elbasanit. Samurri ishte pasagjere në mjetin i cili u përplas me bordurën anësore të rrugës, ndërsa drejtuesi i makinës shpëtoi duke marrë plagë të lehta.
Por plagët e marra në aksident kanë rezultuar fatale për të renë, e cila sot ka mbyllur sytë përgjithmonë.
(K.H/Faxweb.al)