Policia bën me dije se djali i tij, 50-vjeçari T.Arapi ka njoftuar sallën operative se babai i tij mund të ishte mbytur në lumin Devoll.
80-vjeçari banues në fshatin Rrenas, Belsh, është larguar nga që prej datës 31 gusht për të mos u kthyer më.
Menjëherë në zonë kanë mbërritur shërbimet e policisë së bashku me familjarët, efektivë të MZSH Belsh dhe banorë të fshatit për të kërkuar trupin e 80-vjeçarit.
Sipas burimeve zyrtare, ai kishte probleme të shëndetit mendor, sakaq burime bënë me dije se sot është gjetur një xhaketë e baltosur, për të cilën familjarët kanë konfirmuar se i përket Ramazan Arapit.
Njoftimi i Policisë: Belsh
Shtetasi T. A., 50 vjeç, ka njoftuar sallën operative, se në rrjedhën e lumit Devoll, dyshohet se është mbytur babai i tij, shtetasi R. A., 80 vjeç, banues në fshatin Rrenas, Belsh, i cili që prej datës 31.08.2023, ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe sëbashku me familjarët kanë nisur kërkimet përgjatë rrjedhës së lumit.
Familjarët kanë deklaruar se shtetasi R. A., kishte probleme të shëndetit mendor.
Vijonë kërkimet në të gjithë rrjedhën e lumit, me qëllim gjetjen e trupit të 80-vjeçarit.
(Xh.H/FaxWeb.al)