Një punëtor është zënë nga vinçi, teksa ishte duke punuar në ndërtimin e një pallati. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të pazarit në qytetin e Korçës.
Për pasojë ka gjetur vdekjen punëtori Elvis Josifi, 35-vjeçari, i cili ka ndërruar jetë pas plagëve të marra.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 03.01.2020, rreth orës 12:17, jemi njoftuar se në lagjen nr. 9, pranë stacionit të autobuzëve, në një objekt në ndërtim, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës, shtetasi E.J., rreth 35 vjeç, banues në Korçë, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.
(M.Q/Faxweb.al)