Spiro Maliqi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile. Vendimi është firmosur nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.
Maliqi vjen në këtë post pas një karriere në administratën publike.
Ai ka punuar në Ministrinë Për Europën dhe Punët e Jashtme, Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë e Drejtësisë etj. Ai u kthye në Elbasan si shef i Kabinetit për Bashkinë e Elbasanit.
Më pas ai u emërua prefekt i qarkut të Elbasanit.Karriera vazhdoi si këshilltar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.Në shkurt të këtij viti, Kryeministri Edi Rama e emëroi atë kreun e i ri të Agjencisë së Programeve të Veçanta të Shtetësisë.