Është vendosur në pranga Ergi Shehu, ish-kryetari komisionit për prokurimet publike në bashkinë Memaliaj.31-vjeçari akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Nga hetimet ka rezultuar se gjatë periudhës 2023-2024, kur Ergi Shehu ka qënë i punësuar në bashkinë Memaliaj, si kryetar i komisionit për prokurimet publike ka shpërdoruar detyrën duke mashtruar administratorët e disa subjekteve tregtare dhe duke falsifikuar dokumentet e nevojshme për disa procedura prokurimi.
Njoftimi i policisë:
DVP Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kapën dhe ndaluan shtetasin E. Sh., 31 vjeç, banues në Memaliaj, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Nga hetimet e kryera për disa muaj, me metoda proaktive, dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës 2023-2024, kur ka qënë i punësuar në bashkinë Memaliaj, ka shpërdoruar detyrën si kryetar i komisionit për prokurimet publike, duke mashtruar administratorët e disa subjekteve tregtare dhe duke falsifikuar dokumentet e nevojshme për disa procedura prokurimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.