Ishte kontakti i parë për furnizuesit e drogës nga Shqipëria. Nga Bellinzago, bashkë me të ëmën, lëvizte përtej Ticinos, deri në Turbigo, për t’i shitur kokainë një familjeje që drejtonte tregtinë në zonën e Varesottos e në Alto Milanese, me shtrirje të mëtejshme që shkonin deri në Emilia Romagna.
Rubin Molla, 30 vjeç, rezident në Bellinzago, u dënua me 5 vjet e 4 muaj burg dhe me gjobë 22 mijë euro me vendim të gjykatës së Busto Arsizios.
Shqiptari, me nofkën ‘gjiganti’ për shkak të trupit të madh, ishte një nga nëntë të akuzuarit (nga 15 të hetuar gjithsej) që u gjykuan me gjykim të shkurtuar pas përfundimit të operacionit ‘Boxes’, mbyllur në maj 2020 nga karabinierët e Legnanos me sekuestrimin e 15 kilogramëve kokainë e 330 mijë eurove.
Për tre të pandehur u rrëzuan akuzat, ndërsa pesë të tjerë morën dënime deri në 8 vjet e 8 muaj. Ndërkaq, nëna e Rubin Mollës nuk është gjetur nga autoritetet. Molla u kap nga karabinierët me 6 kile kokainë, ndërsa në kontrollin e kryer më pas në shtëpi iu sekuestruan edhe 105 mijë euro.