Një shtetas turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia në pikën kufitare të Muriqanit.
Policia thotë se 34-vjeçari Azet Oncel është i dënuar nga autoritetet turke me 13 vjet, 2 muaj e 10 ditë burg. Por koha e mbetur për tu kryer nga ky dënim është 10 vjet e 20 ditë, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.
“Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar: A.O., 34 vjeç, banues në Turqi”, thote policia.
Njoftimi
Kontrolle intensive nga Policia Kufitare për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Falë kontrolleve të shtuara, Policia kufitare ka kapur dhe ndaluar një shtetas turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar
I akuzuar nga autoritetet turke, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në hyrje në PKK Muriqan dhe vihet në pranga, 34-vjeçari nga Turqia.
Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar: A.O., 34 vjeç, banues në Turqi.
Gjykata e Krimeve të Rënda e Sakarya/Turqi e ka dënuar me 13 vjet, 2 muaj e 10 ditë, koha e mbetur për tu kryer nga ky dënim është 10 vjet e 20 ditë, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.