Një 70-vjeçarë është plagosur më armë zajarri në fshatin Palasë në aksin rrogor Himarë Llogara . Bashkim Guraj është dërguar në spitaql dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve.
Më datë 19.12.2017, Salla Operative Himarë është njoftuar nga një telefonatë se në aksin rrugor Himarë – Llogara, në fshatin Palasë është plagosur me armë zjarri një shtetas.
Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se në fshatin Palasë shtetasi B.G., 70 vjeç, (shofer taxie), është qëlluar me armë zjarri dhe ka mbetur i plagosur në krahë prej dy shtetasve të tjerë të cilët ishin pasagjer.
Shtetasi B.G., është transportuar në Spital për të marrë mjekimin e nevojshëm, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (B.H/Faxweb)