Policia e Portit të Durrësit ka arrestuar shtetasin Mevait Osmani, 32 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, pasi rezulton një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, e cila e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Organizim i paligjshëm i emigracionit”.
Pas arrestimit, pritet të bëhet ekstradimi i 32-vjeçarit drejt Maqedonisë së Veriut për vuajtjen e dënimit të dhënë ndaj tij.
Njoftimi i plotë i policisë: Port, Durrës.
Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.
Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Maqedonisë, një 32-vjeçar, i dënuar për veprën penale “Organizim i paligjshëm i emigracionit”.
Në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar në Port, Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tirana dhe DVP Durrës, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:
Mevait Osmani, 32 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Organizim i paligjshëm i emigracionit”.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm në DVP Durrës, bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Maqedonisë së Veriut.