19:08 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

(EMRI) I dënuar me 30 vite burg dhe objekt i OFL-së, ja cili është ‘Llupsi’ që rrahu një 25-vjeçar dhe qëlloi me armë në ajër në Shijak

12:01 | 12/07/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
(EMRI) I dënuar me 30 vite burg dhe objekt i OFL-së, ja cili është ‘Llupsi’ që rrahu një 25-vjeçar dhe qëlloi me armë në ajër në Shijak

Policia e Durrësit vuri sot në pranga një 52-vjeçar, pasi e akuzon atë se pas një sherri për motive banale ka dhunuar një 25-vjeçar, bashkë me dy të afërm të tij, dhe më pas ka nxjerrë armën duke qëlluar në ajër.

Sipas bluve të qytetit bregdetar, ngjarja ka ndodhur në Shijak, ndërsa mësohet se personi i arrestuar është identifikuar si Astrit Keçi, një emër jo pak i njohur për drejtësinë dhe policinë shqiptare.

Reçi, i njohur ndryshe me nofkën ‘Llupsi’ është një emër që e kemi dëgjuar pak kohë më parë, teksa u vu nën shënjestrën e OFL-së për të deklaruar pasurinë.

Ai u arrestua në 14 maj të vitit 2018 nga policia shqiptare pasi kërkohej nga drejtësia italiane për trafik droge.

Keçi në vitin 2006 ishte kthyer në Shqipëri për t’iu shmangur kapjes pas një sërë hetimesh të kryera më 1998 dhe në 2006 si dhe ndaj masave të nxjerra nga autoritetet gjyqësore në Milano dhe Rimini.

Astrit Keçi u akuzua si pjesë e grupit, që konsiderohet si një prej organizatave kryesore të trafikut ndërkombëtar të drogës, sasive të mëdha të heroinës dhe kokainës. Droga është trafikuar në shtete të ndryshme evropiane përmes Italisë, ku përdoreshin kanalet e rajonit Friuli-Venezia-Giulia.

Pas arrestimit, Gjykata e Durrësit vendosi ekstradimin e tij në drejtim të Italisë për të vuajtur dënimin me 30 vjet burg për kryerjen e veprës penale “Organizatë Kriminale me qëllim Trafikimi i lëndëve narkotikëve”.

Pas

“Me shuplaka, grushta dhe shkelma”, ferri i shqiptares në Itali që dhunohej nga 23-vjeçari

Para

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ja cili ishte shkaku këtë herë

Para
”Seriali Llalla”, a do të arrestohet ish-kryeprokurori? Vjen përgjigja zyrtare nga…

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ja cili ishte shkaku këtë herë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.