Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikim lëndësh narkotike.
Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”, pas një pune të mirëkoordinuar me Interpol Tiranën dhe Interpol Romën.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i një pune të mirorganizuar operacionale, të kryer në koordinim me homologët italianë, pas shkëmbimit të informacioneve nëpërmjet strukturave të Interpol Tiranës, me Interpol Romën, Seksioni i Kërkimit, gjatë kësaj faze të operacionit “The Ëanted”, kapi dhe arrestoi me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Bledar Bedini alias Bledar Imami, 54 vjeç.
Gjykata e Milanos e ka dënuar 54-vjeçarin, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Importimi dhe mbajtja e substancave narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.