Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e djeshme në qytetin e Korçës ku një 45-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë me armën e gjahut në ambjentet e lokalit në pronësi të tij.
Mësohet se viktima ishte Viktor Bardhoshi, baba i dy vajzave. Sipas familjarëve, viktima merrte mjekim për për depresionin.
Gjithashtu, mësohet se Bardhoshi e kishte hapur lokalin prej disa vitesh por për shkak të depresionit, me të cilin po përballej kohët e fundit, e ka mbajtur mbyllur.
Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe gjithashtu, me anë të kamerave të sigurisë në bizneset pranë lokalit të 45-vjeçarit, po verifikohet nëse në lokal ka hyrë person tjetër përveç pronarit gjatë mesditës e së dielës.
Njoftimi i policisë:
Me datë 03.11.2019, në orën 14.00, jemi njoftuar se në lagjen nr.9, rruga “1 Maji”, shtetasi V.B, rreth 45 vjeç, dyshohet se ka vrarë veten me armë gjahu në ambjentet e lokalit në pronësi të tij.
Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
(K.H/FAXWEB.AL)