04:58 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Emri i saj në “Listën e Zezë” të Ramës, ish-volejbollistja kampione: Shokuese!

17:38 | 14/07/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Emri i saj në “Listën e Zezë” të Ramës, ish-volejbollistja kampione: Shokuese!

Në listën e publikuar nga kryeministri Edi Rama, me emrat e 101 zyrtarëve të cilët sipas komentuesve në Facebook kishin lidhje me abuzimet dhe korrupsionin në Administratë, bënte pjesë edhe ish-volejbollistja kampione e “Dinamos”, Mimoza Ibrahimi.

Dy ditë pas publikimit të listës, Ibrahimi, e cila është aktualisht pedagoge e edukimit fizik në Akademinë e Rendit, shprehet e indinjuar për përfshirjen e saj në listë.

Në një intervistë për “Panorama”, Ibrahimi kërkon që të saktësohet se cili është personi i vërtetë në listë dhe nëse është ajo, kërkon hetim administrativ dhe jo publikime portalesh.

Në një prononcim për gazetën “Panorama”, Ibrahimishprehet se lista: “Ishte shokuese dhe indinjuese”. 

“Fillimisht e mora pak si me sportivitet, por kur filluan telefonatat nga të katër anët e botës, pasi të njohurit e mi kishin lexuar në “Facebook”, por dhe në media, atëherë u shqetësova dhe e pashë situatën shumë të rëndë”- thotë ish-volejbollistja.

Mimoza Ibrahimi shprehet se nuk ka asnjë post dhe se jeton vetëm me rrogë. Madje shton se është e gatshme të ballafaqohet për cdo sqarim.

“Unë kam në shtëpi akoma perdet e kohës së Enverit. Unë vajta dhe te drejtori dhe i kërkova që të dalë dikush në emër të institucionit tonë që të thotë të vërtetën dhe të mos ua lëmë këtë punë portaleve. I thashë ose merrni masë ndaj meje, ose mbani qëndrim ndaj kësaj njollosjeje”, tregon Ibrahimi. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Mimoza Ibrahimi
Pas

Arrestohet në Elbasan 32-vjeçari i dënuar me 15 vite burg , policia zbardh të kaluarën kriminale (EMRI)

Para

Droga në Kavajë, policia zbulon DETAJET: U kapën më shumë se një ton, 3 automjete dhe një gomone (VIDEO)

Para
Droga në Kavajë, policia zbulon DETAJET: U kapën më shumë se një ton, 3 automjete dhe një gomone (VIDEO)

Droga në Kavajë, policia zbulon DETAJET: U kapën më shumë se një ton, 3 automjete dhe një gomone (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në parlament 30 deputetë të PS! ‘Ylli’ i kësaj fushate është famozja Sara Mile

Berisha: Këto ishin zgjedhjet më të plaçkitura në 33 vite! Rama i bleu hapur votat me vendimet e tij

Zgjedhjet e 11 majit, Noka: Administrata nuk funksionon në shërbim të qytetarëve por qeverisë! Janë dhënë mijëra euro që demokratët mos të votojnë

Zgjedhjet e 11 majit, nis mbledhja e drejtuesve te qarqeve: Zgjedhjet u vodhen nga Rama

Rama: Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan, gjykuan dhe në 11 maj, ata vendosën të na besojnë ne PS mandatin e katërt

Votat e Greqisë, PD çon në Kolegjin Zgjedhor çështjen

Vota e diasporës! Kryeson Partia Socialiste, ja votat për secilin qark

Komisionerja Kos uron Ramën: Momenti për zgjerimin e BE është real

Berisha thërret në mbledhje të jashtëzakonshme drejtuesit politik të PD

Presidenti i Brazilit ‘këshillon’ Putinin, Lula: Shko në Stamboll dhe negocio përfundimin e luftës në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.