Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka komentuar nga Elbasani zhvillimet e fundit politike në vend.
I pyetur lidhur me akuzat ndaj Taulant Ballës në lidhje me dosjen Çapja, Gjiknuri deklaroi se nuk kishte dëshirë të merrej me deklarata mediave dhe se kjo pyetje u duhet bërë personave konkretë.
“Nuk dua të merrem me deklaratat e mediave, nuk di vërtetësinë e tyre, PS është një parti e fortë, bazohet te vullneti i njerëzve dhe nuk njolloset nga akuzat që mund të bëhen nga media apo qarqe të caktuara. Mazhoranca nuk ka marrë asnjë masë për të penguar asnjë protestë, opozita ka gëzuar cdo të drejtë për të bërë protesta. Problemi është se i bën turp vendit kur vijnë kryeministrat e Europës dhe Tirana kthehet në qendër të diplomacisë europiane, nuk ka qenë zakon i shqiptarit ti pres miqtë me protesta. Qytetarët janë të aftë e të dijnë se kush janë ato forca që duan të pengojnë integrimin e Shqipërisë. Opozita është kundër cdo projekti që i jep dobi ekonomisë së vendit. Duan të pengojnë cdo lloj progresi për ta mbajtur vend këtë vend“- tha Gjiknuri.
I pyetur për protestën e 6 dhjetorit Z. Gjiknuri u shpreh se mazhoranca nuk ka bërë asnjë hap për të penguar asnjë protestë, por nuk është e udhës të protestohet kur vijnë gjithë kryemnistrat e BE dhe Shqipëria kthehet në qendër të diplomacisë kur merren vendime të rëndsishme për fatet e vendit dhe rajonit.
Gjiknuri i është përgjigjur edhe interesit të gazetarëve për Portin e Durrësit duke deklaruar se ‘Opozita ka qenë kundër çdo projekti publik dhe se do ta mbajë peng këtë vend.
Gjiknuri ndodhej në Elbasan me rastin e 110 vjetorit të ngritjes së Flamurit të Pavarësisë në këtë qytet.