Shtetasi Florian Mansaku është arrestuar ditën e sotme, pasi Gjykata e Apelit të Tiranës ka bërë njohjen e vendimit të dhënë nga gjykata e Apelit të Firencës në Itali e cila e ka dënuar më parë këtë shtetas me 6 vitë burg për trafikim narkotikësh.
Dënimi i dhënë në itali është konvertuar me një dënim prej 5 vitesh burg për të njëjtën vepër penale që ishte akuzuar më parë dhe për pjesëmarrjen në organizata kriminale.
Njoftimi i Plotë
Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë ekzekutimi i vendimit për shtetasin Florian Mansaku, 43 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë ka bërë njohjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Firence/Itali, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Sipas Kodit të Procedurës Penale, Gjykata e Apelit ka bërë konvertimin e dënimit me një dënim prej 5 vitesh burg, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Pjesëmarrjes në organizata kriminale”.