42 vjeçari Besnik Rama është arrestuar nga ana e policisë së Shkodrës, pasi ishte shpallur në kërkim nga policia e Tiranës. Me vendim të Gjykatës së Apelit në Tiranë ndaj tij është caktuar masa e sigurisë arres me burg, për veprën penale të përndjekjes.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore
Forcat policore të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas një pune të mirëorganizuar bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, kanë lokalizuar dhe kapur shtetasin në kërkim B.R. vjeç 34, banues në Koplik për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Gjykata e Apelit Tiranë me vendim datë 25.04.2019 ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë ” Arrest me burg” për veprën penale ” Përndjekja” parashikuar nga neni 121/a/2 i Kodit Penal.
Ky shtetas iu dorëzua forcave policore të D.V.P.Tiranë për veprime të mëtejshme.
(E.K/Faxweb.al)